Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
17 nëntor 2026
| 11:17
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale, me të cilin është dënuar me 17 muaj burgim për tentim të pengimit të drejtësisë.
“This is politics, not justice (kjo është politikë, jo drejtësi)” , ka deklaruar Thaçi, raporton “Klankosova.tv”.
Ai ka tentuar të flasë, por nuk është lejuar.
Megjithatë, zëri i tij është dëgjuar teksa i është drejtuar gjyqtarit që ka shpallur vendimin.



