Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlorës Çitaku: Boll me statuse, veproni oj zonjë!

17 nëntor 2026 | 13:04

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.

Çitaku e ka cilësuar vendimin e sotëm të Hagës si të turpshëm dhe të papranueshëm.

Por reagimit të Çitakut i është bashkuar edhe një koment nga familja Thaçi.

Vetoni, djali i vëllait të Hashim Thaçit, ka shprehur pakënaqësi ndaj Çitakut dhe PDK-së.

“Boll me statuse, oj zonjë, veproni”, ka komentuar Veton Njazi Thaçi në postimin e Çitakut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj…