Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlorës Çitaku: Boll me statuse, veproni oj zonjë!
17 nëntor 2026
| 13:04
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.
Çitaku e ka cilësuar vendimin e sotëm të Hagës si të turpshëm dhe të papranueshëm.
Por reagimit të Çitakut i është bashkuar edhe një koment nga familja Thaçi.
Vetoni, djali i vëllait të Hashim Thaçit, ka shprehur pakënaqësi ndaj Çitakut dhe PDK-së.
“Boll me statuse, oj zonjë, veproni”, ka komentuar Veton Njazi Thaçi në postimin e Çitakut.




