ASGJË E RE NGA GJYKATA POLITIKE E HAGËS!
Lulëzim ETEMAJ
Në ditën e sotme, kur në Hagë Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, iu shqiptua dënimi prej 17 muajsh burgim, si për ironi, Kosova ende nuk e ka rimiratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, pas kthimit të tij nga Presidentja Justina Shiroka- Pula.
Edhe pse Kuvendi i Kosovës e përfshiu këtë çështje në rendin e ditës më 14 nëntor, votimi dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, ndërsa për rimiratimin e ligjit duheshin së paku 61 vota.
Në një ditë me kaq shumë simbolikë, jehonë të veçantë merr reagimi i Thaçit para gjykatësit, pas shqiptimit të dënimit: „Kjo është politikë, jo drejtësi!“
Mjerisht, asgjë e re as nga politika partiake dhe institucionale e Kosovës.
Braktisja dhe dorëheqja nga përgjegjësia për mbrojtjen e historisë sonë janë bërë pjesë e një heshtjeje që nuk mund të justifikohet më!



