Djali i Fadil Fazliut: Dikujt po i pengon emri që e bart, në nderim të heroit të kombit, Fahri Fazliut
17 nëntor 2026
| 14:39
Fahriu Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë për pengim të drejtësisë, është pyetur në emisionin “Kosova Live” nëse emri i tij përmendet në përgjimet dhe zhvillimet që lidhen me këtë çështje.
Ai ka reaguar duke thënë se emrin e mban në nderim të heroit të kombit, Fahri Fazliut, dhe se duket që ky emër po e pengon dikë.
“Çfarë të them, ndoshta i pengon dikujt emri që e bart, në nderim të heroit të kombit, Fahri Fazliut. Duket se emri im po e vret dikë”, ka deklaruar ai.



