Ministri irlandez falënderon Kosovën, mesazhi i tij para ndeshjes: Miqësia jonë nuk vihet kurrë në dyshim

17 nëntor 2026 | 16:54

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, ka përcjellë një mesazh miqësor për Kosovën në prag të përballjes së dy përfaqësueseve në futboll.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Byrne ka falënderuar Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Ai ka theksuar se Irlanda e çmon traditën e saj në misionet paqeruajtëse, si dhe pjesëmarrjen në KFOR, duke nënvizuar se miqësia me Kosovën nuk do të vihet asnjëherë në dyshim.

“Faleminderit edhe ty, Kosovë! Irlanda e vlerëson thellësisht traditën tonë paqeruajtëse dhe pjesëmarrjen në KFOR. Miqësia jonë e fortë me Kosovën nuk do të vihet kurrë në dyshim!”, ka shkruar Byrne.

“Megjithatë, sonte jemi në ekipe të ndryshme”, ka përfunduar ai, duke theksuar se rivaliteti sportiv nuk e zbeh miqësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy popujve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kualifikuara në Kampionatin…