Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

17 nëntor 2026 | 17:02

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar, përmes një postimi në “Facebook”, për zhvillimin e ushtrimit shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026”, në të cilin kanë marrë pjesë Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës dhe forcat partnere nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia.

Sipas ambasadës, stërvitja është zhvilluar në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe ka pasur për qëllim forcimin e aftësive në operacionet speciale, rritjen e ndërveprimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

Në njoftim është bërë e ditur se ushtrimi është mbështetur dhe realizuar me kontribut të konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP).

Ambasada ka ritheksuar përkushtimin e ShBA-së për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneriteteve me aleatët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qumështorja “VITA” ka reaguar pas dyshimeve të fundit të ngritura…