Vetaksident në komunën e Prishtinës, vetura doli nga rruga, përfundoi në pjesë malore
17 nëntor 2026
| 19:51
Një vetaksident ndodhi sonte në komunën e Prishtinës.
Një person doli me veturë nga rruga dhe përfundoi në një pjesë malore në Stallovë në rajonin e Gollakut, raporton KosovaPress.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e shpëtimit, Policia dhe Emergjenca.
Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin personin nga vetura.
Ai u mor menjëherë nga ekipi i Emergjencës dhe u dërgua drejt QKUK-së.



