Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

18 nëntor 2026 | 12:45

Aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës tashmë mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi, duke njoftuar për digjitalizimin e këtij shërbimi.

Sipas Sveçlës, ky ndryshim synon lehtësimin e procedurave administrative dhe krijimin e mundësive për një qasje më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikase për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë.

Ai ka theksuar se aplikimi online mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Linku për aplikim:
https://ekosova.rks-gov.net/744

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA…