Alarmi për sulm me bombë në SHBA, Trump: Po e marrim seriozisht, iranianët janë të çmendur!
Një raportim i inteligjencës amerikane për një plan të dyshuar iranian për sulm me bombë radiologjike në Uashington ka ngritur shqetësime në SHBA, ndërsa presidenti Donald Trump deklaron se këto pretendime po merren shumë seriozisht.
Në Filipine, ku mori pjesë në Samitin e ASEAN-it, Trump u pyet nga gazetarët nëse kishte arsye për të besuar se një sulm me armë ishte i afërt.
“Shpresoj të mos jetë, por ne e marrim shumë seriozisht sepse iranianët janë të çmendur”, tha ai mes të tjerash.
Por vetë Irani nga ana tjetër i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohoi të martën se Teherani po planifikonte një sulm në Uashington, ndërsa kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, akuzoi mediat amerikane se po përhapin mesazhe në favor të luftës.
“Na kurseni nga propaganda e stilit të Luftës në Irak, veçanërisht kur pas saj duken qartë gjurmët e Izraelit. Askush nuk po i beson këto pretendime”, shkroi Araghchi.
“Të njëjtat akuza të rreme, e njëjta nxitje e luftës, logo të reja”, shkroi Qalibaf në X.
“Besueshmëria e së djathtës ka arritur pikën më të ulët, ndaj operacioni i propagandës është zhvendosur te NYT dhe CNN”, theksoi ai më tej.



