Mbappe feston për kontratën e re të Gulerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

18 nëntor 2026 | 14:58

Arda Guler do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2032.

Klubi madrilen e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin turk, duke konfirmuar besimin e madh që ka te ai për të ardhmen.

Lajmi është pritur me entuziazëm edhe nga Kylian Mbappe, i cili nuk ka munguar me një koment interesant në postimin e bashkëlojtarit të tij.

“Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!”, ka shkruar sulmuesi francez, duke treguar kënaqësinë që Guler do të qëndrojë edhe për shumë vite në Madrid.

Mes dy futbollistëve është krijuar një bashkëpunim i mirë në fushë, ku turku kontribuon me krijimin e rasteve dhe asistimet, ndërsa Mbappé me finalizimin e aksioneve.

Guler, i cili iu bashkua Real Madridit nga Fenerbahçe në vitin 2023, ka zhvilluar 126 ndeshje me fanellën madrilene dhe ka fituar pesë trofe.

Ai ka shprehur krenarinë për vazhdimin e aventurës në klubin më të madh të futbollit, duke theksuar se dëshiron të fitojë edhe shumë tituj të tjerë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kreshnik Hajrizi ishte protagonisti i momentit më të vështirë në…