‘Prej momenteve më të dhimbshme të karrierës, e lëndova një vend të tërë’, Kreshnik Hajrizi kërkon falje publike

18 nëntor 2026 | 14:56

Kreshnik Hajrizi ishte protagonisti i momentit më të vështirë në ndeshjen e mbrëmshme të Kosovës kundër Irlandës.

Qendërmbrojtësi i Kosovës e ndali topin me dorë në vijën e portës, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti për Irlandën në humbjen 3:0 të Dardanëve në Dublin.

Ishte një reagim instinktiv, pasi Hajrizi nuk dëshironte që topi të përfundonte në rrjetë. Megjithatë, në futboll veprime të tilla ndëshkohen dhe ky gabim i kushtoi si atij, ashtu edhe Kombëtares së Kosovës, e cila më pas pësoi edhe dy gola të tjerë.

Hajrizi ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ky është njëri prej momenteve më të dhimbshme të karrierës sime”, ka shkruar ndër të tjera ai.

“Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë”, ka shkruar më tej Hajrizi në postimin e tij, të cilin mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Prej momenteve më të dhimbshme të karrierës, e lëndova një vend të tërë”, Kreshnik  Hajrizi kërkon falje publike - Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një muaj pas aktgjykimit në Hagë, ku Kadri Veseli u…