Kuvendi nesër shqyrton Ligjin për Specialen
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të zhvillohen dy seanca.
E para do të nisë nga ora 10:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen.
“Votimi i Propozim-Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e barnave onkologjike; 10. Votimi i Propozim-Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë; 11. Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim.
Ndërsa seanca e radhës pritet të nisë nga ora 11:00, ku parashihen disa pika në rend dite, përfshirë edhe çështjen e buxhetit.
Rendi i plotë i ditës në seancën e dytë:
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
Deklarimet jashtë rendit të ditës;
Pyetjet parlamentare;
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës për furnizimin me energji, nr. 03/11, datë 16.11.2026;
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027;
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-020 për Efiçiencën e Energjisë;
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;
Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës;
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtari nga komuniteti serb dhe një (1) anëtari nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës;
Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.



