Zhegrova rikthehet në grup, gati për Venezian – katër lojtarë stërviten ndaras

18 nëntor 2026 | 16:53

Edon Zhegrova është rikuperuar dhe ka marrë pjesë në stërvitjen e plotë me Juventusin, duke u bërë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Venezias.

Lajmi i mirë për Luciano Spallettin vjen nga stërvitja në Continassa, ku Zhegrova e ka zhvilluar të gjithë seancën me grupin, pas shqetësimeve fizike që kishte pasur gjatë grumbullimit me Kosovën.

Ndërkohë, Zeki Celik, Andrea Cambiaso, Nico Gonzalez dhe Pierre Kalulu vazhdojnë stërvitjen e diferencuar, ndërsa gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim.

Në stërvitje janë rikthyer edhe Teun Koopmeiners dhe Jeff Ekhator, pas angazhimeve me kombëtaret e tyre.

Juventusi do të përballet me Venezian të dielën, më 22 nëntor, në orën 12:30.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Brajan Gruda mund të rikthehet në Premier League sezonin e…