Liverpooli dhe Chelsea në garë për Grudën

18 nëntor 2026 | 16:51

Brajan Gruda mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e tij.

Në të vërtetë, skuadrat angleze po e sfidojnë Bayernin për 22-vjeçarin, i cili është i huazuar te Leipzigu nga Brightoni.

Megjithatë, thuhet se Leipzigu tashmë e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Grudës për 30 milionë euro nga ekipi anglez, ndërsa mesfushori shqiptar tashmë ka marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031.

Pavarësisht kësaj marrëveshjeje, Gruda mund të largohet nga Leipzigu në verën e vitit të ardhshëm, me Liverpoolin dhe Chelsean që po synojnë transferimin e tij.

Mësohet se Gruda preferon kalimin te Liverpooli për të punuar me trajnerin Andoni Iraola, por është Xabi Alonso ai që e dëshiron me çdo kusht te Chelsea.

Gruda ka shkëlqyer këtë muaj me Gjermaninë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Serbisë dhe Holandës, duke shënuar dy gola dhe duke bërë po aq asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Emri i spanjollit Pep Guardiola, ish-trajneri i Manchester City, po…