Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën përcjelljen e policisë

18 nëntor 2026 | 17:34

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë.

Krasniqi qëndroi për disa orë me familjarët e tij në shtëpinë e tij.

Ai është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) ishte partner mbështetës i seminarit…