“Për ne prioritet ishte ligji, jo Presidenti”, Rama: Kurti nuk e kishte përmendur emrin e Justinë Shiroka-Pulës deri në propozimin publik
Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se emri i Justinës Shiroka-Pulës nuk ka qenë pjesë e diskutimeve fillestare, por është përmendur vetëm në momentin kur ajo është propozuar nga Albin Kurti.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se prioritet për PDK-në kishte qenë ligji, ndërsa theksoi se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar disa emra të përveçëm.
Ai tha se çështja e Presidentit nuk kishte qenë pjesë e marrëveshjes me PDK-në deri në momentin e propozimit të Shiroka-Pulës, duke shtuar se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale kishte qenë prioritet për partinë e tij.
“Ju garantoj që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes sonë deri në momentin kur është propozuar Justina Shiroka-Pula. Për ne prioritet ka qenë ligji”, ka deklaruar Rama.
“Kurti ka kërkuar për dy-tre emra të përveçëm, por Justina Shiroka-Pula nuk ka qenë në diskutim”, ka thënë ai.



