Elshani: Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës
Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka bërë me dije se kanë anagzhuar 22 asistentë të rinë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Elshani ka thënë se dihet që nevojat janë më të mëdha por se janë duke punuar që çdo fëmijë të të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.
Postimi i plotë:
22 asistentë të rinj për më shumë mbështetje për fëmijët tanë!
Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës.
E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.
Asistent për çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje!



