Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e ligjit, por vetëm në procedurë
19 nëntor 2026
| 10:48
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, Vlora Çitaku, dhe ish-kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit, ku është diskutuar për Ligjin për Specialen, Çitaku ka folur shkurt për mediat.
“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, ka thënë U.D. e kryetares së PDK-së.
E pyetur nga gazetarja e “Klan Kosova”, Qëndresa Bellagoshi, nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku është përgjigjur shkurt: “Po besoj që po”.



