Trumpi: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

19 nëntor 2026 | 11:04

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar rëndësinë e çarmatimit bërthamor gjatë samitit historik trepalësh me liderin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin.

Trump i ka vlerësuar të tre liderët për vendimin që, sipas tij, të ndjekin “një rrugë tjetër”, duke thënë se samiti u ofron SHBA-së, Kinës dhe Rusisë mundësinë për të kërkuar qasje dhe mundësi të reja për trajtimin e një sërë çështjesh të rëndësishme.

“Ky është një samit historik që na jep mundësinë të kërkojmë mundësi dhe qasje të reja për të trajtuar çështje shumë të rëndësishme”, ka deklaruar Trump.

Ai ka theksuar se tri fuqitë më të mëdha bërthamore në botë kanë një rol të veçantë në diskutimet për reduktimin e armëve bërthamore.

“Tri fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, me një diferencë të konsiderueshme – Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina – janë në një pozitë unike për të diskutuar se si të zvogëlohet numri i armëve bërthamore në Tokë”, ka thënë presidenti amerikan.

Trump ka pranuar se çarmatimi bërthamor dhe bashkëpunimi janë të rëndësishëm, por ka shtuar se heqja dorë nga këto armë është “shumë e vështirë”.

Ai ka përmendur shkurtimisht edhe luftën në Ukrainë, duke konfirmuar se ajo do të jetë pjesë e diskutimeve mes tre liderëve. Trump ka thënë gjithashtu se më herët gjatë ditës kishte zhvilluar një “bisedë të gjatë” me Putinin për këtë çështje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se takimi trepalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin, do të përfshijë diskutime për të gjitha problemet e botës.

Në fillim të takimit, Trump ka thënë se tre liderët kanë shumë tema për të diskutuar, duke e cilësuar këtë takim si historik.

“Ne vërtet po bëjmë histori. Ne të tre kemi shumë gjëra për të diskutuar”, është shprehur ai.

Trump ka thënë se në takim do të trajtohen “praktikisht të gjitha problemet që po diskutohen në botë”.

Ai ka kritikuar qasjen e liderëve të mëparshëm, të cilët, sipas tij, shpesh kanë shmangur dialogun me udhëheqësit me të cilët kanë pasur mospajtime.

“Asnjëherë nuk është arritur paqja duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar presidenti amerikan.

Trump ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia janë në një pozitë të veçantë për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore.

Në fund, Xi e ka falënderuar Trumpin për deklaratat e tij, ndërsa kamerat janë larguar nga salla për t’u mundësuar liderëve nisjen e bisedimeve me dyer të mbyllura.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje…