Muçi gati për duelin e Trabzonsporit në vikend

19 nëntor 2026 | 15:15

Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.

Muçi do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen që Trabzonspori e zhvillon të dielën në shtëpi kundër Eyupsporit, në kuadër të kampionatit turk.

Muçi tashmë është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, duke bërë që të largohej nga grumbullimi në prag të duelit me Bjellorusinë.

25-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Trabzonspori, ekip që renditet i dyti në tabelë me 25 pikë, tri më pak se Galatasaray, që është lider.

Në sezonin aktual, Muçi ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 10 ndeshje të luajtura në Superligën e Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar në…