Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë bashkëpunimin për sundimin e ligjit dhe sigurinë

19 nëntor 2026 | 15:36

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të enjten në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Përmes një postimi në “Facebook”, Maqedonci ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e tyre, garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët tanë evropianë”, ka shkruar Maqedonci.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…