Afaristi Shahin Dervishaj merr pjesë në Kosova Economic Forum 2026 në Brezovicë
Afaristi shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë në Kosova Economic Forum 2026, forum treditor i cili është mbajtur në Brezovicë dhe ka bashkuar përfaqësues të shumtë të biznesit dhe politikës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Dervishaj ka bërë të ditur se ky forum ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, krijimin e kontakteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Forumi u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Handwerkskammer Baden-Württemberg.

Dervishaj ka falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi, të cilin e ka cilësuar si të rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Kosova Economic Forum 2026, një forum treditor i mbajtur në Brezovicë.
Forumi u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Handwerkskammer Baden-Württemberg, dhe mblodhi së bashku përfaqësues të shumtë nga bota e biznesit dhe e politikës.
Ky forum ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, krijimin e kontakteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Falënderoj organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të këtij eventi të rëndësishëm!




