Presidentja Shiroka Pula priti në takim Ylli Bajraktarin, drejtor ekzekutiv i Projektit për Studime të Konkurrueshmërisë Strategjike
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv i Projektit për Studime të Konkurrueshmërisë Strategjike (SCSP), Ylli Bajraktari.
Në takim u diskutua për zhvillimet në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe profesionistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Shiroka Pula e përgëzoi z. Bajraktari për arritjet dhe kontributin e tij në SHBA, duke theksuar se suksesi i tij dëshmon potencialin dhe profesionalizmin e diasporës shqiptare.
Ajo theksoi se Kosova ka potencial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, ndërsa investimet në këto fusha, në edukim dhe në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore janë thelbësore për të ardhmen e vendit.
Presidentja Shiroka Pula nënvizoi rolin e diasporës shqiptare në SHBA, e cila mund të kontribuojë nëpërmjet transferimit të dijes dhe përvojës, si dhe krijimit të lidhjeve me kompanitë dhe institucionet amerikane.



