Në Hamburg të mërkurën do të përurohet libri “Ata udhëtonin pa e ditur fundin”
Më 25 nëntor 2026, në orën 18:30, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, do të organizohet përurimi i librit “Ata udhëtonin pa e ditur fundin”, i shkrimtarit Arif Molliqi, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”.
Për veprën dhe vlerat e saj letrare do të flasin Majlinda Zorba, krijuese dhe kritike letrare, Albert Bisaku, gazetar dhe aktor, si dhe Sadbere Emshiu, pedagoge dhe publiciste.
Promovimi synon të sjellë para lexuesve veprën e re të autorit Arif Molliqi, duke krijuar hapësirë bashkëbisedimi mbi temat, përmbajtjen dhe mesazhet që përcjell libri.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg.
Të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë veprimtari letrare.



