Konfirmohet mungesa e gjatë e Xhakës te Sunderlandi

20 nëntor 2026 | 13:26

Skuadra e Sunderlandit do të jetë për një periudhë të gjatë pa kapitenin e saj, Granit Xhakën.

Mungesën e Xhakës e ka konfirmuar edhe trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, i cili nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, duke mos zbuluar datën e kthimit të tij në fushë.

Xhaka u lëndua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Chelseat, duke u larguar nga fusha në minutën e katërt kurse shkaku i këtij lëndimi muskulor mungoi në grumbullimin e Zvicrës për Ligën e Kombeve.

“Prej të gjitha lëndimeve që i kemi, Graniti është ndoshta problemi afatgjatë, por duhet të shohim dhe të presim. Pra, nuk kemi një datë të saktë dhe për këtë arsye na duhet më shumë kohë”, është shprehur Le Bris.

Bazuar në deklaratën e trajnerit të Sunderlandit, atëherë Xhaka nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë deri kah fundi i muajit të ardhshëm.

Xhaka 34-vjeçar në sezonin aktual ka 14 paraqitje në të gjitha garat për Sunderlandin, ku ka bërë edhe një asistim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Angelina Jolie ndodhet në Kamboxhia, ku u takua me udhëheqës…