Arteta konfirmon lajmin, Saka mungon edhe katër javë
20 nëntor 2026
| 13:30
Arsenali do të duhet të presë edhe katër javë për rikthimin e Bukayo Sakës.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta, i cili ka bërë të ditur se sulmuesit anglez i duhet ende kohë për rikuperim.
Saka pësoi një lëndim në muskujt e kofshës gjatë ndeshjes kundër Bayern Munichut dhe pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të rëndësishme të Arsenalit.
“Ka qenë një lëndim prej rreth tetë javësh. Ai tashmë ka kaluar katër dhe i kanë mbetur edhe katër të tjera”, ka deklaruar Arteta.
Kështu, londinezët do të vazhdojnë të jenë pa një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.



