Kurti pas raportit të Gallup-it: Lajm i mirë për Kosovën

20 nëntor 2026 | 13:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të Raportit Global të Sigurisë 2026 nga organizata ndërkombëtare “Gallup”, sipas të cilit Kosova renditet në vendin e pestë në Evropë për nga siguria.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e sigurisë për zhvillimin e shoqërisë.

Sipas raportit, renditja bazohet në disa tregues të sigurisë, përfshirë edhe perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale gjatë ecjes vetëm në rrugë, gjatë orëve të natës.

Kurti ka theksuar se siguria është një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të qëndrueshme, pasi forcon besimin e qytetarëve, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon kushte të favorshme për zhvillimin e individëve, komuniteteve dhe bizneseve.

“Lajm i mirë për Kosovën!”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Skuadra e Sunderlandit do të jetë për një periudhë të…