Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

20 nëntor 2026 | 13:56

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt ka nisur intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.

Intervistimi i saj është zhvilluar pas përfundimit të dëshmisë së Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në këtë komunë.

Gjatë raportimit para komisionit, Drançolli ka deklaruar se rasti i Arlinda Zekajt është trajtuar në mënyrë të ngjashme me rastet e tjera, pa pasur rekomandime të veçanta nga ana e saj apo e ndonjë anëtari tjetër të mekanizmit.

“Rasti i Arlindës është diskutuar sikur rastet e tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, ka deklaruar Drançolli.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas ndeshjeve evropiane, Trepça dhe Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën…