Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, mësohet rendi i ditës

20 nëntor 2026 | 16:20

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është caktuar për datën 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Po ashtu, në rend dite janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, i cili tash e…