Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira: Ishin të pangrënshme

20 nëntor 2026 | 16:13

Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili është liruar më 17 nëntor nga Gjykata Speciale, në një rrëfim të padëgjuar më parë, ka treguar se si ishte jeta brenda mureve të paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara.

Në një intervistë për “RTV21”, Kilaj ka thënë se gjatë kohës së paraburgimit u kanë sjellë ushqime të ngrira, të cilat, sipas tij, kanë qenë të pangrënshme. Siç ka thënë ai, me atë lloj ushqimi nuk mund të mbijetohet.

“Një shujtë 24-orëshe është kur ata na e sjellin në orën 11:00. Është një ushqim i ngrirë, tamam sikur në dasma, në një pjatë të sheshtë plastike, së bashku me pirunë. Ushqimet janë të ngrira, që sigurisht kanë qëndruar me muaj ose me vite. I ngrohin ato në mikrovalë dhe na i sjellin, por edhe për shkak të melmesave që përdorin, si dhe faktit që ushqimi ka qëndruar shumë gjatë, ai është i pangrënshëm. Ne kemi bërë vazhdimisht vërejtje. Iu kemi drejtuar Ombudspersonit në Hagë dhe drejtorisë së Gjykatës aty, por asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime për ta ndryshuar mënyrën e përgatitjes apo llojin e ushqimit që u shërbehet të burgosurve”, ka thënë Kilaj.

Kilaj ka treguar se ushqimet i blinin me financat e tyre, përmes një porosie sipas rregullave të Gjykatës Speciale, e cila u vinte vazhdimisht me një javë vonesë.

“Një e mirë këtu ka qenë se kemi pasur të drejtë ta blejmë vetë ushqimin. E kemi pasur një listë të ofruar nga njësia e paraburgimit dhe ne kemi përzgjedhur ushqimet, kemi bërë pagesën dhe ato na janë sjellë vazhdimisht me një javë vonesë. Kemi pasur kushte brenda për të përgatitur ushqim. Të gjithë kemi blerë ushqim, sepse nuk kemi mundësi të jetojmë me një ushqim të tillë, çfarë na ofrojnë ata. Është një kuzhinë e përbashkët, ku mund të takoheshim dhe të përgatisnim ushqim”, ka deklaruar Kilaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshelj, ka bërë…