Shiroka Pula pret në takim ambasadoren kroate, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq . Gjatë takimit janë riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësia ndërmjet dy vendeve, si dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Presidentja e ka vlerësuar Kroacinë si një vend mik dhe mbështetëse të fuqishme të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e saj që nga vitet e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e konsolidimit të shtetit. Ajo ka kujtuar gjithashtu kontributin e shqiptarëve në luftën për lirinë e Kroacisë, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme miqësie dhe afërsie ndërmjet dy popujve dhe shteteve.
Në takim, presidentja ka vlerësuar edhe angazhimin e ambasadores Barishiq në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Bashkëbisedimi është përqendruar edhe në mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe shkencës, si dhe në zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe investimeve.
Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë që marrëdhëniet e afërta politike dhe diplomatike të konkretizohen nëpërmjet projekteve në interes të qytetarëve të të dy vendeve.



