Specialja konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye bindëse humanitare për vizitën

22 nëntor 2026 | 13:39

Gjykata Speciale ka bërë me dje  se dje pas orës 17:00, se Jakup Krasniqi është kthyer në burgun në Hagë pas vizitës në Kosovë.

Specialja ka theksuar se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lejuar nga Trupi Gjykues për “arsye bindëse humanitare”. Gruaja e tij, siç është bërë  me dije ditëve të fundit, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare”, ka shkruar Gjykata në ueb-faqen zyrtare.

“Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet aty.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin…