Bajrami pyet ZRrE-në nëse do ta rilicencojë EFT-në e Vuk Hamoviqit

22 nëntor 2026 | 13:58

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i është drejtuar publikisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kërkuar sqarime nëse rilicencimi i kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit është ende në rend dite.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bajrami ka rikujtuar se më 23 tetor 2026, në rendin e ditës së mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte përfshirë edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja për këtë çështje ishte shtyrë.

Ajo i ka kërkuar ZRrE-së të tregojë nëse kjo çështje vazhdon të jetë në rend dite, duke marrë parasysh vendimin e fundit të qeverisë për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.

“Më 23 tetor 2026, në rendin e ditës të mbledhjes së Bordit të ZRrE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty. Më 16 nëntor qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe. Prandaj, ZRrE-ja duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet…