Ramadani ia numëron ‘dështimet’ qeverisë Kurti

22 nëntor 2026 | 14:59

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se kriza e energjisë elektrike është dëshmia më e qartë e mospunës së ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ramadani ka përmendur edhe sektorë të tjerë, të cilët, sipas tij, janë në gjendje të mjerueshme.

“Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madhe të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet. Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat…