Sekuestrohet një pistoletë dhe shtatë fishekë gjatë një kontrolli policor në Pejë
23 nëntor 2026
| 11:17
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe shtatë fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në qytetin e Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 22 nëntor, rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Camaj”, ku zyrtarët policorë, gjatë realizimit të një pike kontrolli, kanë ndaluar një automjet.
Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.



