Sulm kibernetik ndaj FBI-së, Trump: Mund të zbulojmë informacione që nuk do t’i dinim kurrë
23 nëntor 2026
| 15:21
Hakerët dyshohet se kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC), një bazë të dhënash që përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit në ShBA për verifikimin e urdhër-arresteve dhe të dhënave kriminale.
Sipas raportimeve të “Fox News” dhe “CNN”, ky është incidenti i dytë kibernetik ndaj sistemeve të FBI-së brenda dy muajsh.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili ka deklaruar për “Fox News” se sulmi mund të zbulojë informacione të panjohura më parë, përfshirë ato që lidhen me hetimet për fushatën e tij presidenciale të vitit 2016. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që sulmi lidhet me këtë çështje.



