Një rrugë në Prishtinë pritet të marrë emrin e mikut të Kosovës, Frank G. Wisner
24 nëntor 2026
| 10:16
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot, në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të votohet propozimi që njëra nga rrugët e kryeqytetit të marrë emrin e Frank G. Wisnerit.
Rama ka shprehur mirënjohje për kontributin e Wisnerit, Jim Xhemës dhe të gjithë atyre që, sipas tij, i qëndruan pranë Kosovës në kohët më të vështira dhe ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë.
Ai ka theksuar se emri i Frank Wisnerit do të mbetet në zemër të kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një mik të Kosovës.
“Do të jemi përjetësisht mirënjohës për rolin e Frank Wisnerit, të Jim Xhemës dhe të të gjithë atyre që na qëndruan pranë në kohët më të vështira”, ka shkruar Rama.



