Ismajli mbyll vitin para kohe, Torino e pret në fushë vitin tjetër

24 nëntor 2026 | 12:14

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e fundit të Torinos në kampionat.

Shkaku i lëndimeve ndaj Napolit, Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur deri vitin tjetër pasi duhet të pauzojë të paktën për një muaj.

Krahas frakturës në dorën e djathtë, Ismajli ka lënduar edhe muskulin e kofshës së majtë në duelin kundër Napolit, të cilin Torino e humbi 1:0 vikendin e shkuar.

Gjasat janë të mëdha që Ismajli duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe nuk do të mund të rikthehet në fushë deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Mungesa e Ismajlit gjatë kësaj periudha do të jetë e madhe te Torino, duke pasur parasysh besimin e madh të trajnerit Ignacio Abate në mbrojtësin e Shqipërisë.

30-vjeçari ka 13 ndeshje të luajtura këtë sezon për Torinon, ekip me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Selami Hoti shpall të pavlefshme dokumentet e shkollës së mesme…