Bellingham drejt kontratës së artë, Reali dëshiron ta “blindojë” deri në vitin 2031
Jude Bellingham është një prej figurave kryesore të projektit të Real Madridit dhe klubi spanjoll po punon për t’ia siguruar të ardhmen edhe për shumë vite të tjera.
Sipas “The Athletic”, negociatat për rinovimin e kontratës kanë përparuar ndjeshëm. Synimi i madrilenëve është që mesfushori anglez të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2031, duke përfituar një rritje të konsiderueshme të pagës.
Bellingham aktualisht ka kontratë deri në vitin 2029 dhe fiton rreth 15 milionë euro neto në vit.
Oferta e re pritet ta afrojë financiarisht me Vinicius Juniorin, duke e pozicionuar mes lojtarëve më të paguar të futbollit evropian.
Në hierarkinë e pagave te Reali, Kylian Mbappe do të mbetet në krye, por marrëveshja e re do të dëshmojë edhe një herë rëndësinë e Bellinghamit për të ardhmen e klubit.



