Barcelona merr masa për ta ruajtur Lamine Yamalin

23 nëntor 2026 | 16:22

Barcelona ka vendosur të mos rrezikojë me Lamine Yamalin, i cili ka ndier shqetësime në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes ndaj Villarrealit.

Për këtë arsye, talenti spanjoll nuk do të jetë në dispozicion për duelin e Ligës së Kampionëve kundër Sabahut, të mërkurën.

Klubi katalanas ka konfirmuar se bëhet fjalë për shqetësime të lehta dhe se Yamal pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në odën…