Assane Diatta shpallet “Ylli i Javës”
23 nëntor 2026
| 12:29
Futbollisti i FC Prishtinës, Assane Diatta, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës.
Diatta e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në këtë edicion, pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen kundër FC Drenicës, ku realizoi hat-trick.
Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall.
Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të xhiros është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.



