Gazmend Gjyshinca në rrugën drejt emërimit ambasador i Kosovës në Japoni, merr urim nga deputeti i LV-së
24 nëntor 2026
| 12:23
Gazmend Gjyshinca pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni.
Ndonëse emërimi i tij ende nuk është konfirmuar, deputeti i LV-së nga Vushtrria, Sylejman Meholli, e ka uruar Gjyshincën.
“Të uroj sukseset më të larta, shok i dashur Gaz, në karrierën diplomatike! Uroj të na bësh krenarë Vushtrrinë dhe Kosovën”, ka shkruar Meholli.



