Chelsea heq dorë nga Palestra, Alonso kërkon transferimin e Koundes

24 nëntor 2026 | 12:44

Chelsea është e gatshme të lejojë largimin e Marco Palestras, pasi trajneri Xabi Alonso ka një tjetër objektiv në listën e përforcimeve.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Alonso dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, ndërsa drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm të hapin rrugën për largimin e talentit italian.

Ndërkohë, Palestra ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha italiane.

Juventusi, Milani dhe Napoli po e monitorojnë situatën e tij dhe janë të interesuara për ta transferuar në rast se ai bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katër persona raportohet se janë arrestuar lidhur me rastin e…