“Dardanet” zhvillojnë miqësore me Maltën e Izraelin

24 nëntor 2026 | 14:06

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm në Maltë.

Ndërkohë, selektorja Sanije Krasniqi ka publikuar të martën listën e futbollisteve të ftuara për miqësoret me Maltën dhe Izraelin.

“Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Maltë dhe do të shërbejnë për konsolidimin e ekipit dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme ndërkombëtare”, ka njoftuar FFK-ja.

Për këto miqësore, selektorja Krasniqi ka ftuar 23 futbolliste, ndërsa ndeshja e parë do të jetë kundër Maltës, e më pas do të zhvillohet dueli i dytë me Izraelin.

Maltë – Kosovë do të luhet më 29 nëntor, nga ora 19:00, ndërsa Kosovë – Izrael më 2 dhjetor, nga ora 14:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën nacionale të futbollit në Maltë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Veprimtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…