ZKA-ja, pjesë e konferencës për parandalimin e korrupsionit përmes bashkëpunimit institucional dhe vlerësimit të rrezikut

24 nëntor 2026 | 15:43

Drejtori i Departamentit për Sigurimin e Cilësisë në Auditim, Fitim Haliti, Udhëheqësja e Njësisë Kundër Mashtrimit, Natyra Kasumaj Ahmeti, si dhe Udhëheqësja e Ekipit të Auditimit, Laureta Matoshi Pozhegu, me 19 dhe 20 nëntor 2026 morën pjesë në konferencën me temën “Forcimi i Parandalimit të Korrupsionit përmes Bashkëpunimit Institucional dhe Vlerësimit të Rrezikut”, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin e Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA) nga Mbretëria e Bashkuar.

Konferenca pati për qëllim identifikimin e rreziqeve dhe cenueshmërive ndaj korrupsionit, shqyrtimin e përgjegjësive institucionale, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në parandalimin e korrupsionit.

Përfaqësuesit e institucioneve nga niveli qendror dhe lokal diskutuan për qasjet dhe metodologjitë për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit si dhe për forcimin e mekanizmave të integritetit dhe llogaridhënies. Në fokus ishte prokurimi publik si një fushë me rëndësi për identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit.

Në konferencë u prezantua Korniza Komunale për Qëndrueshmëri ndaj Korrupsionit, një qasje që synon identifikimin e dobësive institucionale dhe forcimin e kapaciteteve parandaluese në nivel lokal.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda beson se Udinese shumë shpejt…