Sadiku: LV-ja harron se është në pushtet dhe fajëson ZRrE-në për problemet në energji

24 nëntor 2026 | 15:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, ku ka raportuar bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Sadiku ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata janë përpjekur që problemet që, sipas tij, burojnë nga keqqeverisja, t’ia faturojnë një rregullatori të pavarur.

“Deputetët e Vetëvendosjes morën rolin e opozitës, siç bëjnë zakonisht, duke harruar se partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet. Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika. Për besë, kjo s’ka as kuptim, as logjikë”, ka shkruar Sadiku në “Facebook”.

Ai ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve të pushtetit, duke thënë se nuk ka kuptim që një parti në pushtet të sillet si opozitë ndaj problemeve që vetë duhet t’i adresojë.

“Me qenë në pushtet e me u sjellë si opozitë ndaj dështimeve të tua, kjo më as populizëm nuk është. Është tragjikomedi me shtet”, ka shkruar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të…