Goditje për Interin, Calhanoglu do të mungojë në të paktën shtatë ndeshje

24 nëntor 2026 | 16:46

Interi ka marrë një lajm të keq për Hakan Calhanoglun, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori turk do të mungojë në të paktën shtatë ndeshje, përfshirë sfidat me Stuttgartin, Genoan, Frosinonen, Borussia Dortmundin dhe Torinon, si dhe një tjetër përballje me Genoan në Kupën e Italisë.

Në dyshim është edhe ndeshja kundër Lecces, më 18 dhjetor.

Objektivi i Interit është që ta rikuperojë Calhanoglun për Superkupën e Italisë, ku më 22 dhjetor e pret Lazion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me…