Kuvendi miraton vendimin për emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës
26 nëntor 2026
| 11:49
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të cilët do ta ushtrojnë mandatin për një periudhë katërvjeçare.
Në votimin e zhvilluar gjatë vazhdimit të seancës plenare, propozimi ka marrë mbështetjen e 67 deputetëve. Kundër ka votuar një deputet, ndërsa katër të tjerë kanë abstenuar.
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës ka qenë një nga pikat e rendit të ditës të shqyrtuara nga deputetët në seancën e Kuvendit të Kosovës.



