KFOR-i pret në Prishtinë përfaqësuesit e ushtrisë serbe, në fokus vija kufitare dhe marrëveshja ushtarake

26 nëntor 2026 | 20:08

Përfaqësues të Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF).

Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë, ndërsa në fokus ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet palëve.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit vazhdojnë të dëshmohen si një kornizë e qëndrueshme për koordinim.

Sipas misionit të NATO-s, përmes Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë.

Ky bashkëpunim mundëson komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me Vijën Administrative Kufitare (ABL) dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një grup studentësh kanë njoftuar krijimin e një force të…